Drejtori i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës: Detajet për zjarrin që kaploi një banesë në Prishtinë

E publikuar: 05/05/2020 00:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka në RTV Dukagjini ka dhënë detaje për djegien e një banese në Rrugën B në Prishtinë.

“Inicidenti për fat të mirë ka përfunduar pa pasoja në njerëz. Vetëm bashkëshorti i pronares së banesë që ka marrë zjarr ishte asfiksuar nga gazrat dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa personat tjerë kanë pësuar pa pasoja”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës tregon se gjatë operacionit të shpëtimit një zjarrfikës ka pësuar lëndime nga sulmi i qenit të familjes.

“Vajza e pronares së banesës e ka pasur një qenë i cili ka sulmuar zjarrfikësin  duke i shkaktuar disa lëndime jo shumë serioze. Zjarrfikësi është liruar nga emergjenca”.

Beka thotë se zjarri ishte aksidental i shkaktuar nga një qiri.

“Vajza në momentin kritik ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Ajo e ka ndez një qiri të cilin e ka lënë pa përkujdesje derisa ai ka rënë dhe ka shkaktuar zjarr që familjarët në fillim nuk e kanë vërejtur…Për fat të mirë familjarët kanë arritur të evakuohen, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, tha ndër të tjera Muharrem Beka