Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu paralajmëron masa për kirurgët që janë në grevë

E publikuar: 24/12/2018 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu përmes një shkrese për kirurgët e dhjetë klinikave ka paralajmëruar masa për ta nëse e vazhdojnë grevën e nisur si pakënaqësi me pagat të cilat i kanë.

Ai po e cilëson këtë grevë si të jashtëligjshme për faktin që nuk po mbështetët nga Federata Sindikale e punëtorëve shëndetësor.

“Me këtë shkresë ju njoftoj se greva juaj nuk është e bazuar në asnjë nga ligjet në fuqi dhe së nga dita e hënë me 24.12.2018 jeni të obliguar t’i ktheheni punës”, thuhet në shkresën e Sejdiut të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë sipas Sejdiut do të këtë masa për grevistët.

“Në të kundërtën jemi të detyruar të marrim masa ndaj atyre kolegëve që hyjnë në grevë jashtë organizimit sindikal”, është paralajmërimi I Sejdiut për kirurgët.

Sot është dita e shtatë që prej kur shumica e kirurgëve është future në grevë me kërkesën që pagat tu rritën aq sa I kanë prokurorët e gjyqtarët. Në gjitha klinikat e Kirurgjisë që një javë po ofrohen vetëm shërbimet emergjente ndërsa rastet elektive (të ftohta) nga lista e pritjes nuk janë duke u trajtuar.