Drejtori i informacionit në “Coca cola” xhihadist

E publikuar: 26/05/2015 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i informacionit në degën e “Coca Cola” në Bangladesh është njëri nga të arrestuarit si i dyshuar se I përket organizatës islamike ISIS.

Ata dyshohen se kanë pasur për qëllim që të shkojnë në Siri për të luftuar në anën e ISIS, transmeton index.hr.

Dy meshkujt janë arrestuar gjatë një aksioni policor në Daka të dielën , ka thënë një zyrtar i lartë i policisë , Sheikh Nazmul Alam.

Njëri prej tyre, është Aminul Islam, kreu i departamentit të teknologjisë së informacionit në “Coca-Cola”, ndërsa ai ishte një koordinator rajonal i ISIS-it derisa tjetri Sakib Bin Kamal, ka punuar si mësues në një shkollë në Daka, tha Alam. (KP)