Drejtoresha e Infektives tregon gjendjen e të infektuarve me koronavirus

E publikuar: 16/03/2020 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë se personat e infektuar me koronavirus janë në gjendje stabile.

Ajo tutje ka shtuar nëntë persona prej 13 të prekurve me koronavirus persona janë në infektivë.

Ajazaj-Berisha ka shtuar si i gjithë stafi janë në gatishmëri.

“Nëntë persona janë në Infektivë dhe janë në gjendje stabile. Për momentin jemi mirë me furnizimin dhe i gjithë stafi janë në gatishmëri. Ne jemi në emergjencë që prej 8 shkurtit”, ka thënë ajo.

Sipas saj në Klinikën Infektive janë personat të cilat përveç infektimit me koronavirus kanë edhe sëmundje tjera.

“Në Infektivë janë rastet të cilat janë me Covid-19 dhe që kanë sëmundje të tjera. Katër persona që janë në vetizolim janë vetëm me Covid-19”, ka thënë ajo.