Drejt krijimit të shtetit më të ri në botë

E publikuar: 16/09/2017 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shprehu mbështetje për krijimin e një shteti autonom kurd në Lindjen e Mesme, duke ofruar mbështetje për referendumin, ndërsa aleatët e tij e kundërshtojnë fort idenë.

Izraeli “mbështet përpjekjet legjitime të popullit kurd për të pasur shtetin e tyre”, tha Netanyahu në një deklaratë të martën mbrëma gjatë vizitës së tij në Amerikën Latine. Deklarimet e tij bien në kundërshtim me qëndrimet e SHBA dhe Turqisë. Qeveria turke është e shqetësuar se sovraniteti për kurdët irakianë do të inkurajonte kryengritjen kurde brenda kufijve të vet.

Shtetet e Bashkuara thonë se një votim kurd mund të destabilizojë rajonin dhe të nënçmojë luftën ndaj ekstremizmit. Izraeli, me pak aleatë në rajon, ka folur edhe më parë në mbështetje të autonomisë kurde, por afati i deklaratës së Netanyahut kaq afër votimit të planifikuar i jep rëndësi të shtuar. Kurdët e Irakut planifikojnë të mbajnë një referendum më 25 shtator, që do të pasohet nga një tjetër për një parlament dhe president të ri më 6 nëntor.

Netanjahu shtoi se Izraeli ende e konsideron partinë e jashtëligjshme të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, një organizatë terroriste, edhe pse Turqia vazhdon të mbështesë Hamasin, organizatën militante që kontrollon Rripin e Gazës, citon Oranews. Vetëm disa orë më parë, ish-shefi i shtabit të ushtrisë Yair Golan kishte thënë në një konference në Uashington se ai nuk e konsideron PKK një organizatë terroriste edhe pse SHBA e konsideron të tillë. Izraeli dhe Turqia rifilluan së fundmi marrëdhëniet diplomatike pas disa vitesh ndërprerje.