Drecun: Nuk kam informacion se serbët po largohen nga FSK-ja

E publikuar: 06/07/2018 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Beograd nuk kanë reagime zyrtare ndaj lajmit se disa pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë lëshuar këtë forcë, si pasojë e presionit nga Beogradi.
Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacion se rreth 20 pjesëtarë të FSK-së nga rajoni i Gjilanit kanë bërë kërkesë kolektive për tërheqje nga kjo forcë.

“A kanë treguar ata se më herët kanë pasur presion nga shqiptarët për të hyrë në FSK? Pastaj, a mund t’i bindë dikush të largohen? Nëse po, le të sjellin prova”, tha Drecun.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të enjten se presionet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë “krim” ndaj tyre./REL