Drama e Kadri Veselit

09.01.2018 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Drama e Kadri Veselit

Për akuzat ndaj LDK-së

Kryetari i Parlamentit, ia paska dhēnë një flakaresh Presidentit Thaçi, duke ia bërë me dije se nuk e përkrahë më shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, por, sigurisht duke e gjuajtur gurin e fshehur dorën, si rëndomë, fajin ia paska lënë LDK-së, duke mos e përmendur faktin se Thaçi e kishte negociuar këtë Gjykatë gjatë kohës sa LDK-ja ishte ne opozitë dhe më vonë PDK-ja e kishte votuar atë bashkë me kryetarin e saj, Kadri Veselin.

Me një patetizëm të paparë, ndër të tjera, ai ia paska veshur petkun e përgjegjësisë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si hiperaktive për t’i goditur “armiqtë e vjetër të kohës së luftës”.

Lidhja Demokratike e Kosovës njihet për qëndrimin e saj pro amerikan. Zaten, është LDK-ja ajo që i ka vënë themelet e forta të një miqësie me SHBA-në, dhe si rrjedhojë, do të shfrytëzonte të gjitha mjetet politike për ta ndaluar shembjen e këtij themeli nga kushdoqoftë, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm sa qenësore janë marrëdhëniet e Kosovës me aleatët perëndimorë.

LDK-ja, kurrë nuk i ka cilësuar armiq shqiptarët. Në fakt, janë ata të llojit të Kadri Veselit që kanë dëshirë të zjarrtë që të krijojnë përceptimin se LDK-ja është armiku kryesor i të gjithëve, të cilën gjë e paska shpërfaqur edhe në shkrimin e tij.

Kurrë e përjetë, UÇK-ja nuk do të mund të përvetësohet e as monopolizohet as nga PDK-ja dhe as nga partitë e saj simotra. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë populli i Kosovës, i cili 90% votonte për President Ibrahim Rugovën, edhe për shkak të miqësisë që ai e krijoi me Uashingtonin, Londrën, Berlinin e Romën dhe e cila përkrahje u rikonfirmua pas lufte në zgjedhjet e para lokale e nacionale.

Për Gjykatën Speciale

T’i kthehemi sërish natës së 22 dhjetorit.

Kryeparlamentari, i cili me dëshpërim atë natë priste dy herë radhazi kuorumin për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, siç pati thënë përfaqësuesi i SHBA-së, për t’ua futur thikën pas shpine Uashingtonit dhe aleatëve tanë, në shkrimin e tij qenka përpjekur që krejt sagën e 22 dhjetorit t’ia mëveshë si faj LDK-së, duke e akuzuar sërish pse i përmendë vrasjet politike të veprimtarëve të vet. Paska thënë se LDK-ja me një retorikë boshe, për shkak të armiqësisë me krahun e luftës, paska dashur që ta kapitalizojë këtë çështje për ta kthyer në poenë politikë.

Z. Veseli paska harruar që Gjykatën Speciale, LDK-ja e gjeti të negociuar e arrnuar nga PDK-ja. Nga Hashim Thaçi. Pse s’po guxon z. Veseli që këto akuza t’ia thotë paraardhësit të tij!

T’i thotë atij se gjatë mandateve të qeverisjses së saj, PDK-ja ka shtrirë ndikimin në çdo vrimë institucionale, me theks të veçantë, ka krijuar monopol në emërimin e prokurorëve e gjykatësve vendorë, duke krijuar përceptimin se në kë vend mund të ngjajë gjithçka përveç se të ketë sundim të ligjit!

Kryekuvendari paska harruar raportet e raportuesve për Kosovën gjatë kohës së qeverisjes së PDK-së, të cilat akuzonin shtetin se s’po bënte asgjë për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Pra, politizimi i skajshëm i sistemit të drejtësisë çoi në dështimin e tij, dhe si pasojë kemi një Gjykatë të tillë. Pra, shkaktari i krijimit të kësaj gjykate është vet PDK-ja. As familjet e veprimtarëve të LDK-së e as LDK-ja nuk e ka kërkuar një të tillë, para se ajo të vinte si marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend.

Dhe, po, familjet e veprimtarëve të vrarë të LDK-së presin që Gjykata t’i trajtojë rastet e tyre, pasi njē gjë të tillë dështoi ta bënte shteti ynë për shkak të frikës nga ju!

Dhomat e Specializuara nuk do të merren me popullin e Kosovës, pra me UÇK-në. Ato do të trajtojnë rastet individuale të krimeve të pretenduara.

UÇK-ja, s’do të mund të gjykohet asnjëherë. Por, as ju, asnjëherë s’do të arrini ta monopolizoni atë. Bile, do të ishte mirë të hiqni dorë sa më shpejt nga tendenca e përvetësimit, sepse gjeneratat e reja aq shumë janë të mllefosur me ju, saqë druaj se do ta humbin respektin për luftën shkaku juaj.

Z. Veseli me dhjetëra herë gati sa nuk ka kërcënuar deputetët në Kuvend kur ata shprehnin kundërshti ose bënin thirrje për drejtësi. Shprehej kundër monopolizimit e shfrytëzimit të kauzave për poenë politikë, njëjtë siç paska vepruar sot ai vetë ndaj LDK-së.

E ju, çfarë po bëni me UÇK-në qe 18 vjet? Çfarë është kjo përveç se monopolizim e përvetësim i vlerave të saj?

Në fund

Pajtohem që inatet duhet lënë anash kur është në pyetje interesi nacional. Por, këtë leksion duhet t’ia mësoni vetes së pari!

Në kolumne, kryeparlamentarit, ia paskan shkruar një fjali monumentale!

“Ka ikur një herë e përgjithmonë koha e individëve që duan të bëhen heronj duke treguar se kush janë tradhtarët!”

Por, çfarë ka thënë tjetër Kryekuvendari përveç se me dëshpërim qenka përpjekur të na bindë se kush janë tradhtarët!?

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për kameraman/e dhe fotograf/e
artikull i sponzorizuar


Edhe dy fjalë për demarkacionin!

Edhe dy fjalë për demarkacionin!

Basri Çapriqi-Poeti i Pavdekshëm i Letrave Shqipe

Basri Çapriqi-Poeti i Pavdekshëm i Letrave Shqipe

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, shenjë e frymës së ndarjes

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, shenjë e frymës së ndarjes

Haradinaj, njeriu i vendimeve të mëdha

Haradinaj, njeriu i vendimeve të mëdha

Ta bëjmë gazetarinë edhe një herë të madhe

Ta bëjmë gazetarinë edhe një herë të madhe

Lumturia në botën e rrenave

Lumturia në botën e rrenave

Si zhduken demokracitë?

Si zhduken demokracitë?

Qëndrimi i Shqipërisë kundër SHBA në OKB ishte i gabuar!

Qëndrimi i Shqipërisë kundër SHBA në OKB ishte i gabuar!

Testamenti i Enver Malokut

Testamenti i Enver Malokut

"Arta Marku do shërbejë për një gijotinë momentale, rrezikon të rrëzojë Republikën duke brohoritur për Amerikën”

"Arta Marku do shërbejë për një gijotinë momentale, rrezikon të rrëzojë Republikën duke brohoritur për Amerikën”

Kur e kujtoj baben…

Kur e kujtoj baben…

“Tërheqja taktike” e Kadri Veselit

“Tërheqja taktike” e Kadri Veselit

Milicia e Serbisë na rrihte me më shumë kulturë se policia e Kosovës

Milicia e Serbisë na rrihte me më shumë kulturë se policia e Kosovës

Dardan Gashi: Referendum për Demarkacionin, Kushtetuta e lejon nga viti 2008!

Dardan Gashi: Referendum për Demarkacionin, Kushtetuta e lejon nga viti 2008!

Hall i madh në Prishtinë e në Tiranë

Hall i madh në Prishtinë e në Tiranë

Libri që do t'i thoshte të gjitha, por që nuk na tha asgjë

Libri që do t'i thoshte të gjitha, por që nuk na tha asgjë