Dragoncard, një kartë Visa me të cilën përdoruesit shpenzojnë bitcoin-ët e tyre

E publikuar: 16/11/2017 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një bursë Britanike e monedhave kriptografike do të lançojë një kartë VISA me të cilën përdoruesit e saj mund të shpenzojnë bitcoin-ët e tyre.

Bursa London Block, një uebsajt i sapo lançuar u mundëson përdoruesve të blejnë dhe shesin monedha virtuale ndërsa karta VISA do të debutojë në javët në vijim.

Dragoncard është dizajnuar si një kundërmasë ndaj kritikave në drejtim të bitcoin. Vetëm një numër i kufizuar kompanish pranojnë pagesa në bitcoin, një monedhë e cila kritikohet për pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale.

Kur një përdorues shpenzon para me kartën në fjalë, LBX do të dërgojë në vlerë monetare shumën respektive të parave, një proces i cili do tu kushtojë përdoruesve 0.5 cent për tarifë.

Edhe firma të tjera janë përpjekur të lançojnë kartën e tyre VISA por LBX është e para që konverton monedhat kriptografike në para prej letre.

Bitcoin, si dhe monedhat e tjera virtuale si Ethereum dhe Ripple kanë shpërthyer në vlerë këtë vit. Çmimi i bitcoin është rritur nga 1,000 dollar në fillim të vitit në 7,000 dollar sot. /PCWorld Albanian