Draft-statuti i Asociacionit ende s’është dërguar në Bruksel

E publikuar: 13/08/2018 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brukseli ende nuk e ka pranuar draft-statutin e asociacionit të hartuar nga ekipi menaxhues i përbërë prej 4 serbëve, edhe pse afati i fundit ishte para dy javësh.
Këtë e ka konfirmuar për RTK-në koordinatori i Qeverisë për dialog, Avni Arifi.

Edhe pse 4 gushti ka qenë afati i fundit, kur ekipi menaxhues, i cili është ngarkuar nga Qeveria e Kosovës për ta hartuar draftin e statutit të asociacionit ishte dashur t`ia dërgonte Brukselit, bëhet e ditur se ky draft akoma nuk është dërguar në Bruksel.