Doruntinë Maloku nga Kuvendi kërkon që të hetohen sulmet ndaj gazetarëve

E publikuar: 28/10/2016 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fjalimin e seancës plenare në Kuvend, deputetja Doruntinë Maloku ka folur për kërcënimet që po u bëhen medieve, e veçmas gazetarëve hulumtues.

“Mediet dhe gazetarët po shantazhohen, sidomos ata hulumtues, ende ka përpjekje nga grupe mafioze që gazetarëve t`u mbyllet goja, veç pse prezantojnë afera kurruptive që këtyre grupeve nuk u shkojnë për shtati”, ka thënë Maloku, raporton Gazeta Express

“Si fëmiju i një gazetari të vrarë u bëj thirrje institucioneve që t`u qëndrojnë në krah gazetarëve, reporterëve, fotoreporterëve e autorëve të dokumentarëve. Inkurajoj Prokurorinë që të merret me kërcënimet ndaj gazetarëve, dhe pastaj të publikohen këto hetime.

Edhe ata që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës duhet ta dinë se gazetari duhet të punojë i lirë, gazetarët kërcënohen kur ata publikojnë të dhëna, ka shtuar ndër të tjera Maloku.

Kujtojmë se pas transmetimit të dokumentarit të realizuar nga “Zona Express” të titulluar “Gjahu në UÇK”, kryeredaktori i Gazetës Express, Leonard Kërquki ka marrë kërcënime të shumta nga përdoruesit e medieve sociale, por edhe kërcënime anonime.