Dortmundi rivalizon Interin për Martinezin

E publikuar: 18/03/2018 03:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Borussia Dortmund është futur në garë për shërbimet e talentit të madh argjentinas, Lautaro Martinez.

Talenti i madh argjentinas ka befasuar të gjithë me cilësitë e tij sulmues dhe me shumë golat e shënuara me skuadrën e Racingut.

Paraqitjet e tij superiore dhe golat e shumtë kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohet për të.

Interi duket të jenë drejtues të garës për të nënshkruar me Martinez, i cili thuhet se ka pranuar kushtet personale në parim lidhur me një lëvizje në Serie A.

Martinez llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj të Argjentinës në vitet e fundit (Getty Images)

Shumë media e kanë dhënë edhe si punë të kryer transferimin e tij te gjigantët italian, por skuadrat tjera vazhdojnë interesimin për të.

Dortmund tashmë thuhet ka hyrë në ofertim dhe po kërkon të sjellë në Bundesliga sulmuesin argjentinas pas Kupës Botërore të kësaj vere.

Sipas mediumit Fox Sports, Dortmund është i gatshëm të ofrojë plot 40 milionë euro për sulmuesin e Racing Club, Martinez.

Muajt e ardhshëm dhe vera pritet të jetë e nxehtë për Martinezin, i cili pritet të jetë emri më i lakuar në afatin kalimtar veror. /Telegrafi/