Dortmundi nuk lëvizë nga ideja Mandzukic

E publikuar: 19/07/2018 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tani pasi Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’ përfundoi, është koha që të gjithë të përqendrohen në afatin kalimtarë të verës.

Kur flasim për Botërorin një nga përfaqësueses që na shkon në mendje menjëherë është Kroacia.

Një nga më të mirët te skuadra kroate ishte Mario Mandzukic, i cili ishte pika kyçe e Zlatko Dalic në sulm.

Por, kjo nuk do të jetë një marrëveshje e lehtë për t’u kryer për BVB pasi Juventusi nuk dëshiron ta shes lojtarin.

Gjithsesi ideja është në fazën fillestare dhe mundësitë ekzistojnë që Zonja e Vjetër të bindet nga një ofertë e mundshme e klubit gjerman.

Mandzukic mendohet si zëvendësues i Michy Batshuayi, i cili pas huazimit u kthye te Chelsea.

Sulmuese kroat në Botëror me Kroacinë shënoi tre gola dhe dhuroi një asistim. /Telegrafi/