Dortmundi kalon 3-1 Freiburgun e Abrashit

E publikuar: 23/09/2016 23:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e 5 në Bundesliga u hap me një ndeshje të luftuar në “Signal Iduna Park” ku Freiburgu sfidoi Borussian e Dortmundit. Nënkampionët e Gjermanisë vuajtën shumë për të siguruar fitoren me rezultatin e ngushtë 3-1 edhe pse ishin gjatë gjithë ndeshjes në kontrollin e lojës. Amir Abrashi e nisi sfidën që nga minuta e parë duke zhvilluar një ndeshje pozitive edhe pse diferencat mes dy skuadrave ishin të mëdha. Freiburgu e rrezikoi portën e vendasve në minutën e 5 por Grifo nuk arriti ta kalonte gardianin Roman Burki. Në minutat 19 dhe 21 Aubameyang dhe Papastadopoulos shpërdoruan dy raste të arta, ndërsa në sekondat e fundit të kësaj pjese, Dembele shërbeu një top të saktë për Aubameyang që me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë për të shënuar golin e avantazhit.

Ndeshja mori një rrjedhë të pakthyeshme kur në minutën e 53, Piszczek dyfishoi shifrat. Freiburg reagoi 7 minuta më vonë me Fhilipp u shkëput saktësisht pas një asisti të marrë nga Haberer duke rihapurndeshjen.

Miqtë e kërkuan golin e barazimit deri në minutat e fundit por skuadra e Tuchel gjeti edhe golin e trete me Guerreron duke regjistruar fitoren e 4 në 5 javët e para. Në krahun tjetër, Freiburg mbetet në mesin e artë të klasifikimit me 6 pikë.