Dortmund triumfon në Kupën e Gjermanisë

E publikuar: 27/05/2017 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra që drejtohet nga Thomas Tuchel ka mposhtur të përzgjedhurit e Niko Kovaq në fianlen e Kupës së Gjermanisë

Borussia Dortmund e ka fituar Kupën e Gjermanisë, pasi në finale ka mposhtur Eintracht Frankfurt me rezultat 2:1.

Ousmane Dembele (8’) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (67’) shënuan për Dortmund, derisa golin e vetëm për Eintracht Frankfurt e shënoi Ante Rebic (29’).

Ky është i katërti triumf i skuadrës nga Westfalenstadion në Kupën e Gjermanisë.