Doris Pack sulmon Ramën / Je ‘regjizor’ i mirë, por me Merkelin s’ka dashuriçka

E publikuar: 03/09/2015 00:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eurodeputetja Doris Pack ka qënë ndoshta më kritikja sot ndër përfaqësuesit e Asamblesë Politike të PPE‏ ndaj qendrimit që ai po mban si Kryeministër ndaj procesit të dekriminalizimit.

“Zoti Rama është një regjizor i mirë, – është shprehur ajo, në përfundim të mbledhjes. – Ai di si të prezantohet të dhe të shpërqëndrojë vëmendjen, duke bërë të harrohet se ç’ka bërë nga mbrapa. Po është ai që i ka venë këta njerëz në këto poste dhe ka mbrojtur të tilla kandidatura.”

Sipas saj, “ka bashkiakë që rezultojnë të akuzuar dhe ndoshta të gjykuar për çështje kriminale në të shkuarën…Në këtë legjislaturë të Parlamentit shqiptar ka shumë persona që kanë një të shkuar kriminale…Por deri tani, më rezulton, që personat me të shkuar kriminale gjenden në gjirin e socialistëve,” ka theksuar ajo.

Për bashkëpunimin e kancelares Merkel me kryeministrin shqiptar, Pack e konsideron kështu: “Rama thotë që ai dhe kancelarja gjermane formojnë një çift, sigurisht jo në dashuri, por që kanë afrimitet dhe vlerësojnë njëri tjetrin. Unë shpresoj që Angela Merkel të shohë problemet në Shqipëri dhe që t’ia thotë Ramës.

/Boom.al/