Dorëzohet Real Madridi, Kovacic drejt Chelsea në huazim

E publikuar: 07/08/2018 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori kroat Mateo Kovacic është vetëm një hap larg bashkimit me Chelsean si huazim.

Klubet janë afër marrëveshjes për lojtarin, për të cilin negociatat janë duke shkuar shumë mirë dhe mund të ketë një fund të lumtur.

Kroati do t’i ketë minutat në këmbë që i ka dëshiruar që nga koha kur ka ardhur në klub, ndërsa Chelsea do të përforcohet në mesfushë me një futbollist fantastik.

Edhe Real Madridi nuk do të mbetet keq pasi do ta ketë ende nën kontroll lojtarin, në të cilin beson shumë.

Thuhet se marrëveshja është arritur të martën me Kovacicin që ka kërkuar të mos stërvitet.

Kovacic ua kishte bërë të qartë klubit se ai nuk do të shkonte në Valdebebas (qendra stërvitore) derisa të mbylleshin negociatat.

Mateo Kovacic i Real Madridit (Getty Images)

Ai u pa të martën pasi e mori lajmin për marrëveshje mes Chelseat dhe Real madridi, ndërsa stërviti i veçuar.

Marrëveshja mes klubeve do të bëhet e ditur në orët e ardhshme me Kovacicin që do të niset për në Londër për të nisur aventurën e tij të re. /Telegrafi/