Dorëzohet kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe Haki Abazit

05.06.2020 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dorëzohet kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe Haki Abazit

Ish-drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ish-zëvendësit të tij, Haki Abazi.

Kallëzimi penal është dorëzuar me arsyetimin e shkarkimit pa procedurë zyrtare të paraparë me ligj, shkruan lajmi.net.

Berisha me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kallëzimi penal ndaj Abazit është dorëzuar edhe për shkak të dyshimit për falsifikim të dokumentit zyrtar.

“Ndaj ish kryeministrit Kurti kam dorëzuar edhe një padi për fyerje dhe shpifje ndaj meje në konferencën për shtyp me 13 maj 2020, jo për “amelika, amelika” por për shkak të etiketimit tim si “i korruptuar” edhe pse pa asnjë provë apo dëshmi të vetme”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot dorëzova një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ish kryeministrit Albin Kurti dhe ish zëvendës kryeministrit Haki Abazi për shkak të shkarkimit pa procedurë zyrtare të paraparë me ligj (qoftë hetimore, disiplinore ose administrative) me shkelje të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë, ligje, dhe akte ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Kosovës, ndaj ish zëvendës kryeministrit Abazi, edhe për shkak të dyshimit për falsifikim të dokumentit zyrtar (“arsyetimit”) me përmbajtje të rrejshme dhe me manipulim të provave në të gjitha pikat e arsyetimit të tij 14 faqësh të vendimit, mes tjerash me fshehje të:

– Raportit të auditimit të brendshëm nga ministria e financave;
– Raportit të Këshilit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil;
– Vendimeve gjyqesore
– Shkresave tjera zyrtare

Ndaj ish kryeministrit Kurti kam dorëzuar edhe një padi për fyerje dhe shpifje ndaj meje në konferencën për shtyp me 13 maj 2020, jo për “amelika, amelika” por për shkak të etiketimit tim si “i korruptuar” edhe pse pa asnjë provë apo dëshmi të vetme.

Për dallim prej z. Kurti, që e kishte plot gojën me “luftimin e kr(l)imit dhe korr(l)upsionit, jam #krenar për veprimet dhe vendimet e mia në luftimin e paligjshmërive në #AutoritetiiAviacionitCiviliKosovës dhe më gjerë.

Sepse, besoj se është e kundërligjshme mbajtja e postit të drejtorit të departamentit pa kualifikim, pa diplomë të studimeve themelore, e aq më tepër financimi me para publike i shkollimit në nivelin master jashtë vendit, edhe përkunder mungesës së diplomës së studimeve themelore. Për këto kanë shkruar edhe gazetat më parë.

E për këta drejtor, ishin krijuar departamente që kishin vartës të tyre inspektor të aviacionit të shkolluar jashtë vendit të cilët punonin pa asnjë shpresë për avansim në të ardhmen. Disa drejtor nuk kishin asnjë nëpunës tjetër, përvec drejtorit, e i cili paguhet mbi 2.000 euro në muaj, në kundërshtim me kërkesat e ligjit për administratën shtetërore që parasheh të paktën 7 nëpunës për një departament, dhe jo pa arsye, por për shkak të shpenzimit më racional të buxhetit.

Sepse, është e kundërligjshme krijimi dhe lejimi i monopoleve në ekonomi, e aq më tepër, mosveprimi institucional kundër tyre.

Këto i luftova unë, dhe jam #krenar për këtë!!!

Eh, z. Kurti tani i mbetet të arsyetoj, pse nuk ka zbatuar ndonjë procedurë zyrtare për shkarkim, sic parashihet me ligjin e punes dhe ligjet tjera, ndërsa z. Abazi, të arsyetoj, pse ka deklaruar rrejshëm disa herë në shkresë zyrtare, ka konstatuar shkelje të ligjeve përkundër vendimeve gjyqësore që kanë vërtetuar të kundërtën, dhe pse nuk i ka përfshirë në shkresën e tij dokumentet dhe dëshmitë të cilat i ka pasur në posedim para se ta hartonte atë. Të gjitha këto dëshmi tani i posedon edhe prokuroria.

Fatmirësisht, jetojmë në një vend me Kushtetutë dhe ligje të cilat i garantojnë të drejtat themelore njerëzore të mbrojtura me konventa ndërkombëtare dhe në të cilin, shkelja e këtyre të drejtave sanksionohet me Kodin tonë Penal, të mirë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Malisheva sot pa asnjë rast të ri me Covid-19

Malisheva sot pa asnjë rast të ri me Covid-19

Partitë shqiptare diktojnë formimin e qeverisë së re

Partitë shqiptare diktojnë formimin e qeverisë së re

102 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri dhe 4 të vdekur

102 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri dhe 4 të vdekur

Një person i vrarë dhe një i plagosur në Repë të Podujevës

Një person i vrarë dhe një i plagosur në Repë të Podujevës

Ish-Kryeministri i Shqipërisë shkon në konak të Presidentit, i takon prindërit e Thaçit

Ish-Kryeministri i Shqipërisë shkon në konak të Presidentit, i takon prindërit e Thaçit

Feronikeli largohet nga garat e Superligës

Feronikeli largohet nga garat e Superligës

​“Në zemër të Covidit”, pamje dhe rrëfime ekskluzive nga Klinika Infektive

​“Në zemër të Covidit”, pamje dhe rrëfime ekskluzive nga Klinika Infektive

Xhudistët nga Kosova vazhdojnë përgatitjet në Kroaci

Xhudistët nga Kosova vazhdojnë përgatitjet në Kroaci

​145 raste të reja me Covid-19 dhe 171 të shëruar

​145 raste të reja me Covid-19 dhe 171 të shëruar

​Publikohen rezultatet 24 orëshe për Covid-19

​Publikohen rezultatet 24 orëshe për Covid-19

Hoxhaj: Në PDK s’kemi diskutuar nëse do të hynë në Qeveri, mbesim në opozitë

Hoxhaj: Në PDK s’kemi diskutuar nëse do të hynë në Qeveri, mbesim në opozitë

Hoxhaj: Kryeministri Hoti u mashtrua nga Serbia dhe nuk ka ide se si negociohet

Hoxhaj: Kryeministri Hoti u mashtrua nga Serbia dhe nuk ka ide se si negociohet

Tifozët zgjedhin më të mirin tek Barça, nuk është Messi

Tifozët zgjedhin më të mirin tek Barça, nuk është Messi

Suharekë, del nga vetizolimi dhe shkon të punojë në kafene

Suharekë, del nga vetizolimi dhe shkon të punojë në kafene

Podujevë, një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë

Podujevë, një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë

Riinvest: Pandemia ka goditur rëndë sektorin privat

Riinvest: Pandemia ka goditur rëndë sektorin privat