Dorëzohet Greqia! Tsipras i gatshëm për “kompromise”!

E publikuar: 01/07/2015 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria greke konfirmoi sot se i kishte dërguar kreditorëve një propozim të ri që përfshin një sërë ndryshimesh të propozimit të tyre shoqëruar nga një letër e kryeministrit, Aleksis Cipras drejtuar dje në mbrëmje BE-së, BQE-së dhe FMN-së.

“Propozimi i ri i qeverisë greke kërkon një marrëveshje të re që zgjidh çështjet e financimit të vendit nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (MES), me qëllim për të sigueuar një borxh të qendrueshëm duke u përqendruar tek një perspektivë e rritjes ekonomike”, theksoi një burim qeveritar.