Dorëhiqet shkencëtari britanik që ofendoi gratë

E publikuar: 11/06/2015 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fituesi i Çmimit të Nobelit për shkencë ka dhënë dorëheqja nga posti i profesorit të nderit në universitetin Britanik, pas komenteve që bëri për gratë në shkencë.

Univeristeti i Londrës (UCL) ka thënë se Tim Hunt, i cili ka fituar Çmimin Nobel për mjekësi në vitin 2001 për punën e tij për ndarjen e qelizave, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në universitet.

Në deklaratën e universitetit thuhet : “UCL është universiteti i parë në Angli që trajton studentet femra në mënyrë të barabrartë me studentët meshkuj dhe se universiteti beson se ky veprim është në përputhje me përkushtimin tonë për barazi gjinore”.

Hunt kishte deklaruar në një konferencë në Korenë jugore : “Janë tre gjëra që ndodhin kur një vajzë është në laboratorë: Ti bjen në dashuri me to, ato bien në dashuri me ty, pastaj t’i i kritikon ato, ato qajnë”.

Më pas ai ka thënë për BBC se komentet e tij nuk kanë pasur për qëllim që të ofendojë askënd./rel/