Dorëheqja e Sekretarit të Shëndetësisë, Tom Price

30.09.2017 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dorëheqja e Sekretarit të Shëndetësisë, Tom Price

Presidenti Donald Trump është në kërkim të një sekretari të ri të shëndetësisë, në vendin e Tom Pricit, i cilin dha mbrëmë dorëheqjen, pasi udhëtimet e tij me avionë të kushtueshëm ishin bërë shkak për hetime dhe kishin zemëruar Presidentin Donald Trump.

Zoti Price bëhet anëtari i parë i kabinetit të presidentit Trump që largohet nga posti në administratën e tij të re, ku deri tani janë shkarkuar një numër ndihmësish të lartë. Price kishte më pak se 8 muaj në detyrë.

Presidenti Donald Trump u kishte thënë bashkëpunëtorëve se sekretari i tij i shëndetësisë ishte bërë objekt shpërqendrimi, duke hedhur hije mbi axhendën e tij si president dhe duke minuar premtimin e fushatës për të ”tharë moçalin” e korrupsionit.

Tom Price shprehu keqardhje për çështjen dhe të enjten ofroi të dëmshpërblente pjesërisht shpenzimet, por kjo nuk e zbuti zemërimin, veçanërisht në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe disa sekretarë të tjerë të kabinetit janë përpjekur të shpjegojnë fluturimet e tyre me avionë privatë çarter, ndërkohë që një komision i Kongresit tha se do të vazhdojë hetimin e çështjes së udhëtimeve për zyrtarët e lartë qeveritarë.

Presidenti Trump ka caktuar Don J. Wright, një nga zëvendësit e Sekretarit të Shëndetësisë në postin që bante zoti Price..

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Arrestohen pesë persona nën dyshimin e bazuar për ‘trafikim të armëve’

Arrestohen pesë persona nën dyshimin e bazuar për ‘trafikim të armëve’

Telekomi i Kosovës shton 500 konsumatorë të rinj në Prizren

Telekomi i Kosovës shton 500 konsumatorë të rinj në Prizren

Kuvendi miraton projektligjin për kullat e Jasharëve

Kuvendi miraton projektligjin për kullat e Jasharëve

Matoshi: Pa teknologjinë e fundit të filtrave nuk japim leje për termocentralin Kosova e Re

Matoshi: Pa teknologjinë e fundit të filtrave nuk japim leje për termocentralin Kosova e Re

Thaçi: Nëse dikush ka ide më të mençur, heq dorë nga korrigjimi i kufijve

Thaçi: Nëse dikush ka ide më të mençur, heq dorë nga korrigjimi i kufijve

Majko: Kufiri Shqipëri-Kosovë s’do të korrigjohet, do të hapet

Majko: Kufiri Shqipëri-Kosovë s’do të korrigjohet, do të hapet

Limaj: Ditë historike, urime Kosovë Ushtria

Limaj: Ditë historike, urime Kosovë Ushtria

Veseli: Gjermania do ta mbështesë Kosovën më të gjitha fushat

Veseli: Gjermania do ta mbështesë Kosovën më të gjitha fushat

Sektori i minierave në fokus të investitorëve kanadez

Sektori i minierave në fokus të investitorëve kanadez

Pacolli për ushtrinë: Kur është në pyetje Kosova, të gjithë jemi bashkë

Pacolli për ushtrinë: Kur është në pyetje Kosova, të gjithë jemi bashkë

Miratimi i projektligjeve nga Kuvendi e bën Kosovën me Ushtri

Miratimi i projektligjeve nga Kuvendi e bën Kosovën me Ushtri

Limaj investitorëve nga diaspora: Kosova ka nevoje për ndihmën e mbështetjen tuaj

Limaj investitorëve nga diaspora: Kosova ka nevoje për ndihmën e mbështetjen tuaj

Kuvendi miraton projektligjin për ministrinë e Mbrojtjes

Kuvendi miraton projektligjin për ministrinë e Mbrojtjes

Lista Serbe lëshon seancën ku do të votohet për projektligjet e FSK-së

Lista Serbe lëshon seancën ku do të votohet për projektligjet e FSK-së

Ministri Gashi: Strategjia e Kulturës të përfshijë konsultime të të gjithë akterëve

Ministri Gashi: Strategjia e Kulturës të përfshijë konsultime të të gjithë akterëve

Vuçiq: Zgjidhja Kosovë-Serbi nuk ka të bëj me guximin tim

Vuçiq: Zgjidhja Kosovë-Serbi nuk ka të bëj me guximin tim