Donnarumma thyen heshtjen pas fyerjes që ia bën tifozët (Foto)

E publikuar: 15/12/2017 05:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gianluigi Donnarumma ka thyer heshtjen e tij pas një natë të shëmtuar që nuk e priste kur u fye nga tifozët e Milanit.

18-vjeçari italian ishte duke qarë pas protestave nëpërmjet banderolave dhe këngëve në ndeshjen e mbrëmshme (e mërkurë) të Kupës së Italisë ndaj Hellas Verona në San Siro.

Por, pa kaluar mirë një ditë e plot, Donnarumma ka folur rreth kësaj çështje duke theksuar se nuk e priste ofendimin, pasi asnjëherë nuk ka deklaruar rreth dhunës për ta nënshkruar kontratën.

“Ishte një natë e shëmtuar që nuk e prisja!”, ka shkruar fillimit Donnarumma në profilin e tij privat në Instagram.

Benderola e tifozëve të Milanit drejtuar Donnarummas!

“Asnjëherë nuk kam thënë, as kam shkruar, se isha nën dhunë morale kur nënshkrova kontratën”.

“Përkundër gjithë kësaj, unë shoh përpara me mendjen time në ndeshjen e ardhshme … Forza Milan!”, përfundoi talenti italian.

Ka pasur njoftime se agjenti i Donnarummas, Mino Raiola i dërgoi avokatëve të Milanit një letër që përpiqej të shfuqizonte kontratën e nënshkruar gjatë verës, duke sugjeruar se ai ishte nën presion psikologjik dhe “dhunë morale” nga klubi.

Kjo u reflektua në flamurët e mbajtur nga ultrasit e Milanit përpara ndeshjes: “Dhuna morale, 6 milionë euro në vit dhe nënshkrimi i një vëllai parazit? Tani shkoni, durimi ynë ka përfunduar!. /Telegrafi/