Donnarumma shkarkon Mino Raiolan?

E publikuar: 24/06/2017 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gianluigi Donnarumma është gati të ndahet me agjentin e tij, Mino Raiola.

Mediet në Itali raportohet se portieri 18 vjeçar i Milanit, është gati ta shkarkojë Mino Raiolan, shkaku i pikëpamjeve të ndryshme të këtij të fundit me familjen e Donnarummas.

18 vjeçari së fundi ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Milanit, pavarësisht ofertës prej 5 milionë euro në sezon.

Së fundi trajneri i Milanit, Vicenzo Montella, personalisht ka vizituar familjen e portierit, dhe tashmë është në ofensivë për ta fituar këtë betejë kundrejt Raiolas.

Kjo bën që e ardhja e portierit të mbetet e paqartë, dhe në rast të një ndarje të tij me Raiolan, nuk përjashtohet mundësia e nënshkrimit të një kontrate të tij me Milanin, skuadrën që ia dha mundësinë e madhe për t’u paraqitur si 16 vjeçar në Serie A