Donnarumma nuk vazhdon me Milanin

E publikuar: 15/06/2017 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani ka bërë me dije se portieri Gianluigi Donnarumma ka refuzuar ofertën e tyre për kontratën e re.

Ai nuk do të vazhdojë kontratën aktuale e cila skadon më 2018, transmeton Klan Kosova.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar shefi ekzekutiv, Marco Fassone në një konferencë për media këtë të enjte.

“Mino Raiola më ka konfirmuar se Donnarumma ka marrë vendim të të mos e renevojë kontratën me Milan”.

“Ky është vendimi final që ka marrë lojtari”, ka thënë Fassone.