Donnarumma befason Milanin (Foto)

E publikuar: 11/06/2017 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gianluigi Donnarumma ka vendosur që të vazhdoj kontratën me Milanin.

Portieri i talentuar italian, Gianluigi Donnarumma ke vendosur t’i mbetet besnik Milanit, skuadrës ku ka bërë emër.

Sipas Corriere dello Sport, reprezentuesi i Italisë ka vendosur që të vazhdoj kontratën me Rossonerët, e cila skadon në vitin 2018. Me kontratën e re italiani pritet të përfitoj 4 milionë euro në sezon, përcjell gazeta Express.

Kurse, Corriere dello Sport shkruan se menaxheri i portierit, Mino Raiola, po mundohet që në marrëveshjen e re ta bëjë një klauzolë e cila do t’i mundësonte  Donnarummas të largohet në sezonin e ardhshëm, në rast se Milan nuk tregon rezultatet të mira.

E ardhmja e Donnarummas në Milan deri më tani ka qenë në dyshim. Ai kërkohej nga skuadra të mëdha si Juvetnus, Real Madrid dhe Manchester United. Por, në fund Donnarumma ka vendosur që të mbetet në San Siro.