Donis Avdijajn dhe Trabzonspor do t’i ndajnë rrugët

E publikuar: 27/12/2019 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat turke shkruajnë se Trabzonspor nuk është i kënaqur me Donis Avdijajn dhe se do t’i ndajnë rrugët në afatin kalimtar të dimëror.

Klubi i Trabzonspor pritet që të bëjë ndryshime në afatin kalimtar të janarit.  Në listën e daljes janë emra si Donis Avdijaj, Ivanildo Fernandes dhe Fıratcan Üzüm.

Trajneri turk Unal Karaman nuk është i kënaqur me sulmuesin shqiptar këtë edicion.

23-vjeçari me ekipin turk ka kontratë njëvjeçare me opsion vazhdimi edhe për tri vjet të tjera, por duket se kjo nuk do të ndodh.

“Donis Avdijaj do të largohet nga klubi në janar, pasi kështu kanë vendosur drejtuesit te Trabzonspori. Menaxhmenti i klubit e pati transferuar me shpresa të mëdha Avdijajn gjatë verës, i cili nuk bindi me paraqitjet e tij”.

“Avdijaj është i pari në listë që do të largohet, kurse pas tij janë edhe disa të tjerë që nuk kanë bindur trajnerin Unal Karaman”.

“Në klub tashmë kanë vendosur që Avdijaj të largohet pa i përfunduar kontrata dhe po shpresojnë që të ketë ekipe të interesuara për shërbimet e tij”, shkruan ueb faqja “Aksam”.

Avdijaj ka arritur të luajë në 18 ndeshje, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.