Donika Kadaj-Bujupi: Isa Mustafa nuk e drejton Qeverinë

E publikuar: 19/03/2015 00:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se Isa Mustafa nuk e drejton Qeverinë. Sipas saj, Isa Mustafa nuk ka vizion për ndërtimin e shtetit dhe se ikja e rreth 100 mijë qytetarëve flet për zhgënjimin e qytetarëve. Ajo ka vlerësuar se kjo Qeveri është e pashpresë.
Kadaj-Bujupi heshtjen e Kryeministrit Isa Mustafa për 100 ditëshit e punës së Qeverisë, me të mos pasurit diçka për të prezantuar. Tha se në këto 100 ditë ikën 100 mijë qytetarë nga Kosova.
Sipas saj, Isa Mustafa nuk e drejton Qeverinë edhe pse është Kryeministër.
“Ai siç thotë në Facebook, mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë, do të thotë nuk e drejton atë Qeveri të vetën dhe realisht nuk pas se çfarë t’iu tregoj qytetarëve”, tha Kadaj-Bujupi.