Donika Gërvalla: Në LDK ka panik dhe nuk po durohen zërat kritikë

E publikuar: 26/05/2015 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e LDK-së ka diskutuar sot për përgatitjet teknike rreth procesit zgjedhor në LDK. Ajo ka ka vendosur për rizgjedhje në partinë e saj në Gjermani, Zvicër e Kllokot.
Kryetarja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla i ka thënë KTV-së se dikë në parti e ka kapur paniku, dhe s’po do t’i lejojë zërat kritikë.

Vetëm katër ditë para zgjedhjeve të brendshme në Lidhjen Demokratike e Kosovës, kryesia e kësaj partie ka marrë vendim që degët e saj në Gjermani, Zvicër e Kllokot të mbajnë përsëri zgjedhje. Kjo për shkak të, siç thonë ata, parregullsive të konstatuara, përkatësisht mos mbajtjes së Kuvendeve zgjedhore në këto degë.

Por, kjo për kryetaren e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, po shihet si frikë nga delegatët e papërshtatshëm për anëtarët e kryesisë.

Gërvalla në një bisedë telefonike me KTV-në, ka thënë se zgjedhjet në Gjermani kanë qenë gjithmonë shembullore, ndërsa vendimi në fjalë ka të bëjë me orientimin e saj dhe delegatëve tjerë të Gjermanisë, lidhur me atë se kush do të përkrahet.