Doni shtet, apo Republikë Fajront?

04.01.2020 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Doni shtet, apo Republikë Fajront?

Idriz Zeqiraj, përveç gabimeve të pafalshme drejtshkrimore, prodhon herë pas herë edhe fjali dhe periudha që huqin vagona, stacione dhe hekurudha.

Fjalori i tij që i shpërfill kriteret sintaksore dhe morfologike me të njëjtin intensitet sikur faktet reale, është aq një dimensional, rutinor dhe monoton, sa që për ta kuptuar se kush është autori i tekstit me titullin “Ldk ta tejkalojë provokimin e VV-së”, një vështrim nga aeroplani mjafton.

Kaq sa i përket aspektit leksikografik dhe gramatik.

Teksti i tij i fundit propagandistik ku ai i sygjeron Ldk-së për të mos rënë pre e provokimit të Vetëvendosjes, sikur babagjyshi në këngët e Mujes dhe Halilit nipit, është gazetari e nivelit të Hanifes dhe Dalipit.

Dhe po flas për njeriun i cili është po aq gjatë në gazetari, sa Metusalemi në jetë dhe Isa në politikë.

Për njeriun shkrimet e të cilit i bluajnë nga admirimi për autorin shumë të ashtuquajtur intelektual të cilët gazetari e quajnë talentin për të renditur fjali dhe fjalë sipas udhëzimit të mixhes Bilall.

Para gjysmë analfabetizmit të tij letrar deri diku edhe mund t’i mbyllim sytë, duke e pasur parasysh faktin që shumica e kolegëve të tij janë shumëfish më të tmerrshëm dhe brutal ndaj shkronjave që s’ankohen edhe kur rrënohen si shtëpitë pas tërmetetit të shkallës së tetë në Legoland prej invasionit të jashtëtokësorëve që s’njohin mëshirë dhe humor, mirëpo absurdet, keqkuptimet, keqinformimet dhe traumat që tek ne i prodhon pseudo gazetaria, në botën e civilizuar i prodhojnë fatmirësisht vetëm filmat horror.

Imagjinojeni sikur niveli i gazetarisë të ishte edhe në perëndim si ky i yni ?

Nuk do të mund ta përshkruante as rrugëtimin e kosit prej pjatës në gojë e lërë më rrugëtimin e lekëve prej xhiro llogarisë së Hashimit deri në Panama dhe ndërtimin e Ambasadës në një shtet, banorët e të cilit për Kosovën kanë informata po aq sa raketat për pata.

Nuk mund të quhet provokim procedura në Kuvend e cila s’ka alternativë e sidomos kur dihet që alternativa e partnerit të dëshiruar ishte kushtëzim i pa nevojshëm, pa logjikshëm, iracional, egoist, kalkulativ dhe karrierist.

Kishim zgjedhje parlamentare dhe votuam për një ndryshim. E kemi një President ( he mos e paqim) të cilit i skadon pas dy vitesh mandati edhe pse realisht qysh moti i ka skaduar afati.

E kemi një subjekt politik që e ka merituar qysh moti shansin për t’u dëshmuar në pushtet, sepse është i vetmi që e ka mbrojtur në vazhdimësi nga përbindëshit këtë shtet.

E kemi një subjekt i cili doli i dyti, sepse e kishte një femër që së paku në disa raste u shndërrua në David për ta shpëtuar shtetin prej Goliatit dhe shërbëtorëve të tij në Partinë e saj.

Dhe çdo njeri që nuk e ka të qartë se vota për Vjosen ishte votë kundër Ises, Agimit, Lutes dhe sojit të tyre, është ose i verbër nga propaganda ose idiot prej natyre.

Kaq e thjeshtë është kjo.

Nëse për Isen, Luten dhe Agimin posti i Presidentit dy vjet para skadimit të mandatit të Presidentit aktual ka rëndësi më të madhe se sa formimi i qeverisë dhe jetësimi i vullnetit të popullit, atëherë diçka nuk është në rregull ose me trurin e tyre, ose më trurin tonë.

Dhe për të qenë absurdi edhe më i madh po flasim për një President të cilit pikërisht këta njerëz ia siguruan postin për ta perfeksionuar artin e mashtrimit dhe komplotit ndaj popullit dhe atdheut të tij me metodat për të cilat edhe udbashet më të famshëm (sikur të ishin gjallë) do t’ia kishin lakmi.

Nga e ka origjinën ky afsh për poste që s’janë në rend të ditës e as të natës në një shtet që ka aq shumë probleme më urgjente se sa ky, sa që çdokujt që i shkon mendja për diçka tjetër nuk e meriton as epitetin njeri?

Cili motiv mund t’a shtyjë për të negociuar poste që s’janë aspak aktuale një njeri, apo një subjekt të përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm politik që e respekton votën e sovranit, të cilën e ka kërkuar vullnetarisht për t’i shërbyer popullit dhe shtetit në mënyrën më të mirë të mundur ?

Asnjë motiv dhe kurrë!

Dhe anasjelltas : Si mund të quhen individët dhe subjektet politike që e kërkojnë votën e sovranit për t’ia dhunuar vullnetin ?

Individ të dhunshëm, hipokrit, cinik, të pa ndershëm, pa moralshëm, pa përgjegjshëm, pa ndërgjegjshëm, egoist, karrierist, demagog dhe makijavelist, si dhe subjekte politike të uzurpuara nga shitblerësit e posteve dhe privilegjeve personale që janë në kundërshtim me interesat e popullit dhe shtetit.

Apo edhe më saktësisht subjekte të uzurpuara nga individët që janë dëshmuar si anti popullor dhe anti shtetëror edhe në të kaluarën.

Dhe nëse dikush mund ta jep vetëm një argument të vetëm që e mohon këtë të vërtetë të hidhur që po e ndjejmë mbi kurrizin tonë, atëherë unë do t’i kërkoj falje publike të gjithë të lartpërmendurve.

Njeriut të sinqertë, të ndershëm dhe moralshëm që di të numërojë deri në njëqind i mjafton vetëm një vështrim i ranglistes së njerëzve që e sabotojnë Albinin dhe Vjosen për ta kuptuar se çka po ndodh.

Anasjelltas njeriu keqbërës dhe keqdashës për fakte dhe argumente të pakontestueshme kokën fare nuk e lodh.

Atëherë për çka bëhet fjalë?

Natyrisht për dy fronte.

1. Për frontin e keqbërësve dhe keqdashësve

dhe

2. Për frontin e mirëberësve dhe mirëdashësve.

Çdo shqiptar i ka dy zgjidhje dhe jo tri ose katër.

Të përcaktohet për njërin ose tjetrin front.

Dhe në varësi prej prej përcaktimit dhe pozicionimit ose do të kemi shtet, ose Republikë Fajront.

Shkruar nga Lirim Gashi, politikolog

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”