Donar Groningen mposht thellë dhe e eliminon Prishtinën nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve

E publikuar: 23/09/2018 07:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi kryeqytetas, Z Mobile Prishtina ka humbur nga klubi holandez, Donar Groningen me rezultat 80-55 në ndeshjen kthyese të kualifikimeve për Basketball Champions League.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë përfundoi me 20 pikë epërsi për vendasit (84-64).

Në këtë ndeshje, Prishtinës i nevojitet një humbje prej së paku 20 pikë epërsi, por nuk arritën ta marrin atë dhe u eliminuan nga gara.

Çereku i parë i ndeshjes foli i gjithi në të mirë të vendasve, të cilët e fituan me rezultat të thellë 30-14.

Në çerekun e dytë Prishtina humbi me rezultat 15-10 dhe në pushim shkuan me rezultat të përgjithshëm 45-24 pra 21 pikë disavantazh.

Në pjesën e dytë, apo më saktë në çerekun e tretë klubi bardhekaltër arriti të fitojë me rezultat 18-15 dhe të ulë diferencën në 18 pikë, pranë rezultatit 60-42.

Në çerekun e fundit, ishin përsëri mysafirët që triumfuan me rezultat 20-13 dhe në fund arritën fitore me rezultat 80-55 apo epërsi prej 25 pikëve, e cila ishte e nevojshme për t’i kualifikuar më tutje në raundin tjetër. /Telegrafi/