Donald Trump tashmë i shkarkuar? Grushtshtet i heshtur në SHBA!

E publikuar: 21/08/2017 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politikanët në Shtëpi të Bardhë po punojnë sikur ai të mos ishte më president i SHBA, Mike Pence i ka marrë në dorë të gjitha punët, pretendon Pippa Malmgren, ish bashkëpunëtorja e Geroge W. Bush’it.

Ndikimi i presidentit amerikan Donald Trump bie në mënyrë drastike nga dita në ditë, ndërsa në Shtëpi të Bardhë gjithçka po funksionon sikur ai jetë i shkarkuar.

Këtë pohon Pippa Malmgren, ish këshilltarja në Shtëpi të Bardhë dhe bashkëpunëtorja e ish presidentit George W. Bush.

“Trump është çdo ditë e më pak me ndikim. Gjithmonë diçka thotë, e pastaj nuk ndodh asgjë. Politikanët në Shtëpi të Bardhë dhe rreth saj tashmë mendojnë dhe punojnë sikur ai të më mos ishte president”, ka thënë ajo në intervistë dhënë “Financial Times’it”, transmeton gazetametro

Miliarderi nuk di të udhëheqë me qeverinë e SHBA, shton Malmgren.

“Kjo mosdije i ka lënë derë të hapur zëvendëspresidentit Mike Pence që të zgjerojë ndikimin e vet. Ai tashmë po punon si president, shkon nëpër takime dhe kryen të gjitha punët e njeriut të parë të SHBA”, thekson ajo, ndërsa transmeton Independent.

Ky pretendim vjen në momentin e shpërbërjes së administratës së presidentit dhe pasi që e ka braktisur Shtëpinë e Bardhë strategu kryesor Steven Bannon, promotori i popullizmit të Trump’it. Para tij kanë dhënë dorëheqje apo janë shkarkuar më shumë se dhjetë njerëz kyç të Trump’it, në mes tyre edhe republikanë me shumë ndikim. E inspiruar me valën e shkarkimeve dhe të dorëheqjeve agjencia CNN ka publikuar fotografinë e Zyrës Ovale të incizuar më 28 janar me titull “Kaos në Shtëpi të Bardhë”, kanë mbetur vetëm Trump dhe Pence”.

Siç kanë lajmëruar më herët mediet, shumica kanë paralajmëruar se Pence, si pasardhës i funksionit më të lartë, po përgatit një lloj grushteti dhe se e ka përkrahjen e Partisë Republikane, e cila asnjëherë nuk e kishte pranuar me entuziazëm, Trump’in dhe fitoren e tij në zgjedhjet partiake.

Shkrimtari Tony Schwartz, koautor i memoareve të Trump’it “Arti i të folurit”, konsideron se lideri i SHBA shumë shpejtë do të jep dorëheqje.

“Litari po shtrëngohet me shpejtësi marramendëse, pushteti i tij praktikisht ka përfunduar. Do të jem i befasuar nëse ai mbijeton deri në fund të vitit. Me siguri do të jep dorëheqje në vjeshtë, nëse jo edhe më herët”, ka shkruar Schwartz.