Donald Trump për shpërthimin në Liban: Duket si një sulm i tmerrshëm

E publikuar: 05/08/2020 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën 100 njerëz u vranë dhe më shumë se 400 të tjerë u plagosën në Bjerut të Libanit, shkak i një shpërthimi të madh që ndodhi mesditën e së martës.

Për këtë shpërthim presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se mund të ketë qenë një sulm.

“Duket si një sulm i tmerrshëm”, kështu ka thënë Trump gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë mendojnë se shpërthimi në Bejrut ishte një sulm.

“Kam takuar gjeneralët tanë dhe duket se nuk është një aksident industrial. Sipas tyre, duket se është një sulm, një bombë e një lloji tjetër”, shpjegoi Trump duke shtuar se SHBA do të ndihmojnë Libanin.

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka thënë se shpërthimi në Bejrut lidhet me rezervat e rrezikshme të kimikateve që ishin ruajtur në port që nga viti 2014, megjithëse paralajmërimet e zyrtarëve të portit se materiali nuk ishte i sigurt./kp