Donald Trump jep betimin, bëhet presidenti i 45-të i SHBA-së (Video)

E publikuar: 20/01/2017 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtatëdhjetë vjeçari Donald J. Trump, dha betimin për president të 45-të të SHBA-ve.

Në fjalimin e tij gjatë inaugurimit ai u betua se Amerika “nuk do të imponojë mënyrën e jetesës ndaj askujt, por do të jetë mundësi e ndriqimit të jetrave të të tjerëve”. Ai po ashtu theksoi se tash do të qeveriset me një vizion të ri – Amerika prioritet.

Trump premtoi: Ne do të fuqizojmë bashkëpunimet e vjetra dhe do të formojmë të reja – do të bashkojmë botën e civilizuar kundër terrorizmit islamik, do ta zhdukim nga faqja e dheut”.

Zëvendëspresidenti Mike Pence, po ashtu u betua gjatë ceremonisë.

Ceremonia vazhdon me drekë dhe pastaj paradë drejt Shtëpisë së Bardhë.

Siguria mbetet e lartë. Protestuesit kanë thyer dritare dhe kanë qenë mjaft të dhunshëm gjatë inaugurimit.

Presidenti Barack Obama, do të vazhdojë jetën e re larg shtëpisë së bardhë.

href=”http://www.evropaelire.org/a/28246671/lbl0lbi2147483647.html” data-ajax=”true” data-ajax-mode=”replace” data-ajax-update=”#article-content” data-ajax-url=”/a/28246671/lbl0lbi2147483647.html”>Përditësim

21:24

Trump: Kam shumë respekt për Bill e Hillary Clinton

Presidenti amerikan, Donald Trump ka falënderuar ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretaren Hillary Clinton të cilët morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

“Nuk dua të them më shumë, sepse kam shumë respekt për këta dy njerëz, andaj ju falënderoj që ishit sot këtu”, ka thënë Trump.

Presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump, bashkë me zonjën e parë, Melania Trump, nisen për në paradë.

20:24

Protesta e arrestime në ditën e inaugurimit të Donald Trump

AP raporton se një grup protestuesish kanë dëmtuar makina, dyqane dhe kanë shkaktuar dëme tjera gjatë protestave kundër inaugurimit të presidentit Donald Trump. Policia, raporton AP, po përdorë spreijn djegës dhe arreston disa nga protestuesit.

CNN raporton se deri më tani, janë arrestuar të paktën 90 persona.

View image on Twitter
19:58

Krahasimi i pjesëmarrësve në inaugurimin e Obamas dhe Trump