Doli me një zgjidhje interesante për klientët – krijoi karrigen me xham për t’u mbrojtur nga koronavirusi

E publikuar: 13/05/2020 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një parukiere e cila duhej të mbyllte dyqanin për shkak të pandemisë së coronavirusit, ka dalë me një zgjidhje interesante, për të cilën shpreson se do t’i mundësojë asaj që së shpejti të pranojë klientë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jean Mcdonnell nga Irlanda krijoi një karrige inovative për të kufizuar kontaktet gjatë vizitave për rregullimin e flokëve.

Hairdresser Jean McDonnell, from Drogheda, county Lough, in Ireland, created an innovative chair that would allow to limit contact during hair consultations, the Mirror reported

Ajo vendosi një “mur xhami” rreth një karrigeje normale, ndërkaq hapi pjesën e pasme e cila lejon floktarët të rregullojnë flokët e klientëve.

Jean e prezantoi këtë karrige tek Kryeministri irlandez, Leo Varadkar dhe tek Zyrtari Kryesor i Mjekësisë, Tony Holahan, me shpresën se do të lejonte parukierët të hapin dyqanet e tyre para 20 korrikut.

The chair (pictured) is equipped with an anti-bacterial wall and features several gaps so that Jean's gloved hands can treat hair with very little contact

Ndryshe kjo është data që qeveria irlandeze ka vendosur për hapjen e salloneve si pjesë e strategjisë së tyre pas bllokimit.