Dolën në gjueti për drerë, gjuetarët menduan se hasën në objekt jashtëtokësor (Video)

E publikuar: 02/12/2018 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Objekti misterioz, që e gjetën në një pjesë malore të Republikës Kumi në Rusi, gjuetarët menduan se i përket një planeti tjetër.

Ata e filmuan nga afër tubin e gjatë rreth 100 metra, që kishte rënë mes pishave gjatë orëve të natës, transmeton Telegrafi.

Me të dëgjuar zhurmën, ata me padurim e pritën mëngjesin, që të shkojnë të hulumtojnë se çfarë ka ndodhur.

Të bindur se është diçka jashtëtokësore, ata e konsideruan si gjetje të mahnitshme, por hezituan ta prekin nga frika se mund të jetë radioaktive.

Mirëpo, ata mbetën të zhgënjyer, kur e panë mbishkrimin RKTS Progress, që nënkupton se i përkiste agjencisë hapësinore ruse.

Kjo ishte shfrytëzuar për të nisur një raketë, teksa është kthyer sërish në tokë në një zonë të pabanuar. /Telegrafi/