Dokumenti sekret: Shqipëria ka vetëm nga një “spiun” në Maqedoni dhe Kosovë (FOTO)

E publikuar: 23/08/2016 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shteti shqiptar ka të angazhuar në Maqedoni dhe Kosovë vetëm nga një agjent të shërbimit sekret SHISH (Shërbimi Informativ të Shtetit), informon INA.
Kjo zbulohet përmes listës së publikuar, e cila me siguri do të duhej të ishte sekrete, nga Agjencia e Prokurimit Publik, pasi që SHISH ka hapur një tender për “blerje sigurimi shëndetësor”.

Por në dokumentet që shoqërojnë këtë prokurim ndodhet edhe numri i personelit të Shërbimit Informativ të Shtetit në përfaqësitë diplomatike. Edhe agjenti i angazhuar në Shkup është në cilësinë e koordinatorit.

Në Kosovë është një koordinator, ndërsa ai shoqërohet nga 3 pjesëtarë të familjes. Në Belgjikë janë dy koordinatorë, ku njëri ka dy pjesëtarë në familje dhe tjetri një. Nga një punonjës i SHISH është në Serbi, Itali e Greqi. Gjithsej, Shërbimi ka 7 koordinatorë, shkruan INA.

111