Doktorët gjermanë: Fëmijët nuk duhet të agjërojnë gjatë Ramazanit

16.05.2018 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Doktorët gjermanë: Fëmijët nuk duhet të agjërojnë gjatë Ramazanit

Doktorët gjermanë janë duke i këshilluar prindërit myslimanë të mos i lejojnë fëmijët të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Shoqata Profesionale e Pediatërve ka thënë se prindërit duhet t’iu shpjegojnë fëmijëve se agjërimi mund të jetë i dëmshëm për ta, transmeton Telegrafi.

“Sigurohuni që fëmijët dhe adoleshentët janë duke konsumuar mjaftueshëm ujë”, kanë thënë ata.

Gjatë muajit të Ramazanit agjërojnë miliona myslimanë anë e mbanë botës. Ata nuk hanë dhe nuk pinë mes periudhës së agimit dhe perëndimit për 30 ditë.

Këtë vit Ramazani ka ndodhur të jetë në periudhën e hershme të stinës së verës, që nënkupton se njerëzit në Evropë do të agjërojnë për rreth 18 orë në ditë.

Si ndikon agjërimi te fëmijët?

Fëmijët e besimit islam janë të obliguar të fillojnë të agjërojnë posa ta kenë arritur fazën e pubertetit – zakonisht në moshën 14 vjeçare.

Fëmijët më të ri se 14 vjet nuk duhet të agjërojnë, por doktorët gjermanë thonë se shumë prej tyre e bëjnë këtë gjë.

Prandaj, doktorët gjermanë tregojnë se këtë vit Ramazani është gjatë fazës më të rëndësishme të vitit shkollor, dhe paralajmërojnë se agjërimi, në veçanti mungesa e lëngjeve, mund të ketë efekte negative në performancën e fëmijëve në shkollë.

“Ne shohim fëmijë të zverdhur dhe të shpërqendruar gjatë Ramazanit”, kanë thënë doktorët në qëndrimin e tyre.

Gjithashtu ata tregojnë se shumë fëmijë raportojnë për dhimbje abdominale dhe dhimbje të kokës.

Por, doktorët gjermanë nuk janë të vetmit që janë të brengosur për këtë. Edhe shoqatat e mësuesve të Gjermanisë kanë paralajmëruar se fëmijët po ndihen të lodhur gjatë Ramazanit.

A duhet të agjërojnë të gjithë myslimanët?

Ramazani shihet si një periudhë shpirtërore për të reflektuar, si dhe për ta rritur devotshmërinë dhe adhurimin ndaj Allahut.

Ramazani është një nga pesë shtyllat e Islamit, dhe të gjithë personat e rritur të besimit islam duhet të agjërojnë, duhet ta lexojnë Kuranin dhe të mos tymosin duhan e të bëjnë seks gjatë agjërimit.

Megjithatë, nuk janë vetëm fëmijët që nuk e kanë arritur fazën e pubertet ata të cilët janë të lejuar të mos agjërojnë. Edhe myslimanët që janë të sëmurë, që udhëtojnë, të moshuarit, gratë shtatzëna, ato që i ushqejnë bebet me gji, personat me diabet dhe gratë gjatë menstruacioneve nuk janë të obliguar të agjërojnë. /Telegrafi/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Doktorët gjermanë: Fëmijët nuk duhet të agjërojnë gjatë Ramazanit

Doktorët gjermanë: Fëmijët nuk duhet të agjërojnë gjatë Ramazanit

Zidanei i ka thënë Perezit: Ta blejmë Salahun

Zidanei i ka thënë Perezit: Ta blejmë Salahun

Raiffeisen Bank organizon të Premten takimin informativ në kuadër të programit të akselerimit Elevator Lab

Raiffeisen Bank organizon të Premten takimin informativ në kuadër të programit të akselerimit Elevator Lab

Horoskopi: Armiku më i keq i çdo shenje zodiakale

Horoskopi: Armiku më i keq i çdo shenje zodiakale

Liverpooli gati 68 milionë euro për Donnarumman

Liverpooli gati 68 milionë euro për Donnarumman

Poni sjell këngën e re, një duet me këngëtarin e njohur

Poni sjell këngën e re, një duet me këngëtarin e njohur

Adoleshentët më të pasur të Turqisë publikojnë pamje të jetës së tyre – përfshirë helikopterët privatë, jahte dhe shumëçka tjetër! (Foto)

Adoleshentët më të pasur të Turqisë publikojnë pamje të jetës së tyre – përfshirë helikopterët privatë, jahte dhe shumëçka tjetër! (Foto)

Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Beitar Jerusalem ndërron emrin në Beitar Trump Jerusalem

Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Beitar Jerusalem ndërron emrin në Beitar Trump Jerusalem

OSCAL 2018, përgatitjet për edicionin e 5-të të konferencës ndërkombëtare Open Source Conference Albania

OSCAL 2018, përgatitjet për edicionin e 5-të të konferencës ndërkombëtare Open Source Conference Albania

Gjithçka që duhet të dini për mykun vaginal, infeksionin që prek  femrat gjatë jetës së tyre

Gjithçka që duhet të dini për mykun vaginal, infeksionin që prek femrat gjatë jetës së tyre

Publikohet video pasionante, Ilda Bejleri më romantike si kurrë më parë

Publikohet video pasionante, Ilda Bejleri më romantike si kurrë më parë

Messi: Nuk dua të jem më i miri në histori, krahasimi me Ronaldon nuk më motivon

Messi: Nuk dua të jem më i miri në histori, krahasimi me Ronaldon nuk më motivon

Kjo është femra me këmbët më të forta

Kjo është femra me këmbët më të forta

As 42 pikët e LeBron James nuk e ndihmuan Clevelandin, Celtics shkëlqejnë kundër Cavaliers

As 42 pikët e LeBron James nuk e ndihmuan Clevelandin, Celtics shkëlqejnë kundër Cavaliers

Aloe vera në ushqimin e përditshëm dhe në kurën e trupit

Aloe vera në ushqimin e përditshëm dhe në kurën e trupit

Këngëtarja biseksuale Gugu në pritje të ëmbël?

Këngëtarja biseksuale Gugu në pritje të ëmbël?