Doktoresha ua ndaloi seksin lojtarëve të Spartakut të Moskës para ndeshjes me Liverpoolin

E publikuar: 06/12/2017 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale futbollistët para ndeshjeve të futbollit?

Një pyetje që ka ndezur një debat të kahershëm dhe që e ka ndarë opinionin më dysh.

Në fakt, janë vetë trajnerët apo futbollistët që kanë dhënë mendime të ndryshme rreth performancës pas një akti seksual, por në këtë debat është përfshirë edhe doktoresha e Spartakut të Moskës, Victoria Gameeva. Argumenti i saj ndoshta nuk do t’u pëlqejë futbollistëve.

Victoria Gameeva

“Nga pikëpamja mjekësore, seksi stimulon aftësinë për të punuar më mirë vetëm tek femrat. Në artet marciale, ndodh që një femër të ketë rezultate më të mirë kur futet në ring vetëm dhejtë minuta pasi ka kryer marrëdhënie seksuale”.

“Nuk funksionon në të njëjtën mënyrë të meshkujt. Ata duhet ta shmangin seksin dy apo tre ditë para se të futen në fushë për të luajtur futboll”.

Gameeva duhet të gjejë motivim ekstra për të inkurajuar futbollistët e Spartakut të Moskës që të fitojnë, përderisa i këshillon të mos bëjnë seks para ndeshjeve.

Ndryshe, ndeshja mes skuadrës ruse dhe asaj angleze do të zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45. /top-channel/