Doganat, tashmë aplikime online në portalin e-albania

E publikuar: 01/02/2018 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Nga dogana e vjetër e mundimeve shumëvjeçare të importuesve dhe eksportuesve, në doganën moderne pa kontakt fizik mes sipërmarrësve e doganierëve, falë revolucionit dixhital që e bën sipërmarrësin zot të aktivitetit të tij dhe shfaros korrupsionin e ul në mënyrë drastike kohën e kalimit në doganë”. Kështu e vlerësoi Kryeministri Edi Rama situatën e re të krijuar në Dogana, gjatë një inspektimi të kryer pranë Administratës Doganore.

Duke e cilësuar si një moment historik transformimi, Kryeministri theksoi se tashmë jemi në kohën e një revolucioni në ofrimin e shërbimeve online dhe se alternativa tradicionale përmes komunikimit të dokumentacionit dorazi nuk do të ekzistojë më.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, znj. Belinda Ikonomi duke bërë një prezantim të shpejtë të ambienteve u shpreh se prej ditës së sotme janë publike 7 shërbime elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe mund të aksesohen nga ana e bizneseve përmes portalit e-Albania.

“Biznesi ka akses në sistemin tonë dhe nëpërmjet fishës që merr nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit plotëson dokumentacionet online. Ky është një hap që të çon drejt doganës pa letër. I gjithë dokumentacioni që dorëzohet këtu shkon më pas tek Zyra e Vlerësimit Doganor”, shpjegoi znj. Ikonomi.

Po cilat janë 7 shërbimet e reja elektronike në funksion të biznesit?

Shërbimet e mësipërme i shtohen edhe një tjetër shërbimi elektronik që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ofron prej dy vitesh në portalin e-albania: Aplikimi për administrimin e një magazine fiskale (regjistrim për akcizë).