Dogana me shumë aktivitete për ta parandaluar kontrabandën

E publikuar: 20/10/2016 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, ka treguar për aktivitet e këtij institucioni të cilat i kanë zhvilluar së bashku me Administratën Tatimore dhe Policinë për parandalimin e kontrabandës.

Stavileci ka treguar se vetëm gjatë ditës janë mbyllur 11 lokale në të cilat është zhvilluar veprimtari ilegale.

“Prej 12 kontrolleve, 11 nga to janë mbyllë sot”.

“Arsyeja pse disa mbyllen e disa jo është sepse të gjithë nuk kanë pas taksat dhe akcizën si dhe nuk kanë pas licenca për atë aktivitet ekonomik, ndërsa njëra nga to ka qenë pa probleme”.

“Mund të ju them se operimi me aparate të lojërave të fatit kur nuk e ka taksën mujore të paguar, atëherë ai automatikisht shndërrohet në veprimtari ilegale”.

Stavileci këto komente i ka bërë në Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit.

Zëdhënësi i Doganës ka treguar se edhe gjatë javës së kaluar kanë zhvilluar aktivitet për ta parandaluar kontrabandën.

“Gjatë javës së kaluar ne kemi pas 3 aksione që kanë qenë vazhdimësi e njëri-tjetrit dhe kemi arrit të kapim mallra me kamionë, me kombi të vegjël të cilët kanë transportuar naftë nga veriu në pjesët tjera të Kosovës”.

“Sasia totale që e kemi kapur ka kalur mbi 25 mijë litra”.

“Kjo naftë do të shkonte në disa nga pikat e derivateve nëpër Kosovë”.