Dogana në Durrës dhe njësimi i dokumenteve/ Rama: Shengeni rajonal do të hapte kufirin me Kosovën

E publikuar: 03/07/2020 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Kryeministrin Hot u ndal te marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe shengenin rajonal.

Rama: Kemi diskutuar konkretisht do të vijojmë një bisedë konkrete për të gjithë elementët që lidhen me zbatueshmërinë sa më shpejt të disa marrëveshjeve kyce, sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës. Në parim është dakordësuar, por në zbatim ende nuk është e plotë, pasi ajo që Hoti ka ngritur në bisedë përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë, i pasuar nga një i dytë kontrolli në Morinë, por një i vetëm në Durrës, ku hyrja e mallrave për në Kosovë nga pikëpamja juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë kur mallrat zbarkohen në Durrës.

Në duhet një detajim deri në fund i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuara të mos e lejojnë. Po ashtu njësimin e dokumentacionit lidhur me mallrat që eksportohen apo importohen mes dy vendeve, e pamundur nëse nuk arijnë dy palët në nivelin teknik të kenë gjuhë të njësuar teknike.

Në kushtet e nevojës për të përparuar në procesin e kohezionit strategjik në lidhje me lëvizjen e përditshme të njerëzve dhe mallrave shengeni rajonal mbetet një program ku shqiptarët këtej dhe andej kufirit duhet të shohin interesin e tyre strategjik. Në rast se ne futemi në kornizën e shengenit rajonal askush nuk na pengon të hapim kufirin pa asnjë kontroll.

Çka thash për doganën do të vlejë për njerëzit. Ndërkohë që dy ministritë e brendshme kanë punuar për të krijuar bazën e përbashkët të të dhënave në lidhje me perimetrin e sigurisë dhe pikat hyrëse dalëse në Kosovë dhe Shqipëri. Ne mbetemi në krahë të Kosovës, qeveria e Shqipërisë kemi mbështetur dhe do të mbështesim edhe më fort çdo moment Kosovën. Ne nuk marrim vendime për Kosovën, i marrin autoritetet e Kosovës. Ne nuk flasim në emër të Kosovës por ne flasim për Kosovën.

Kujtojmë se, vizita e Hotit në Tiranë, pason vizitën 2-ditore të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Special ndaj Hashin Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte./tch/