Dogana ndalon sasi të plumbave të kalibrit 9mm

E publikuar: 21/12/2018 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtine 21 dhjetor 2018 Oficerët Doganor kanë kapur një sasi të konsiderueshme të fishekëve gjatë tentim kontrabandës në pikë kalimin Kufitar – Aeroport.  

Sot zyrtarët doganorë në Aeroportin e Prishtinës kanë ndaluar një pasagjer i cili po fluturonte nga Gjermania. Personi në fjalë  ka kaluar nëpër  kanalin e gjelbër nga ku është selektuar për kontrollë të valixhes. Pas imazheve në skaner oficerët kanë vërejtur se personi transportonte gjësende të dyshimta , është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes. Gjatë kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: Plumba të kalibrit 9mm – 250 pce. 

Pas zbulimit oficerët kanë ndaluar personin dhe plumbat ku edhe rasti është përcjell tutje për trajtim nga Policia e Kosovës dhe prokuroria.