Dogana konfiskoi rreth 1 milion euro mallra të falsifikuara

12.05.2019 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dogana konfiskoi rreth 1 milion euro mallra të falsifikuara

Nën dyshimin për falsifikim të mallrave dhe markave tregtare, Dogana e Kosovës, vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, ka zbuluar dhe konfiskuar mallra të llojllojshme në vlerë prej afër 1 milion euro.

Falsifikimi i mallrave përbën shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale e industriale.

Sipas Doganës, në mesin e produkteve më të prekura nga falsifikimet në Kosovë, janë veshmbathjet, produktet kozmetike, produktet ushqimore dhe pijet, medikamentet, telefonat mobilë, pajisjet elektrike dhe pjesët rezervë për automjete.

Në një përgjigje me shkrim të këtij institucioni, thuhet se në periudhën janar-prill 2019, janë zbuluar 155 raste nën dyshimin për shkelje të pronësisë intelektuale.

“Dogana e Kosovës në periudhën janar-prill 2019, ka zbuluar 155 raste për mallrat në sasi prej 81, 152 copë dhe vlerë prej 1 milion euro, ku prej të cilave është konfiskuar malli në sasi prej 25, 069 copë dhe vlerë prej 910,849.00 euro”, thuhet në përgjigjen e Doganës.

Ndërsa, gjatë vitit të kaluar ky institucion publik, që pos kontrollit të importit e eksportit, ka për detyrë edhe mbrojtjen e ekonomisë, markave tregtare dhe biznesit legal nga konkurrenca e pandershme, ka zbuluar 381 raste dhe ka konfiskuar mallra të falsifikuara në vlerë rreth 2 milionë euro.

“Dogana e Kosovës, gjatë vitit 2018 ka zbuluar 381 raste për mallrat në sasi prej 226, 337 copë dhe vlerë mbi 2 milionë euro, nën dyshimin se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, ku prej të cilave është konfiskuar malli në sasi prej 161, 139 copë dhe vlerë përafërsisht 2 milionë euro”, thuhet tutje në përgjigjen e këtij institucioni.

Përveç produkteve false, të cilat në formën e gatshme arrijnë në tregun e Kosovës, një pjesë prodhohen dhe përpunohen edhe në punëtori e fabrika të improvizuara brenda territorit të Kosovës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vendimi i GJK-së nuk i ndal, LDK, AAK e Nisma takohen për ta harmonizuar programin qeverisës

Vendimi i GJK-së nuk i ndal, LDK, AAK e Nisma takohen për ta harmonizuar programin qeverisës

Vitia: Po e mendoj dorëheqjen nga detyra, por kam përgjegjësi zbardhjen e rastit

Vitia: Po e mendoj dorëheqjen nga detyra, por kam përgjegjësi zbardhjen e rastit

Ministri Vitia thërret konferencë për media09

Ministri Vitia thërret konferencë për media09

Opinioni i Venecias mund t’i ofrojë parimet udhëheqëse rreth kontestit për mandatarin

Opinioni i Venecias mund t’i ofrojë parimet udhëheqëse rreth kontestit për mandatarin

LAJMI I FUNDIT: Gjendet një trup i pajetë në lumin Llapushnica të Gjilanit

LAJMI I FUNDIT: Gjendet një trup i pajetë në lumin Llapushnica të Gjilanit

Bajrami: VV-ja ka të drejtë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për zgjedhje

Bajrami: VV-ja ka të drejtë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për zgjedhje

Haradinaj bën thirrje për zbardhjen e rrethanave rreth vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën Studentore

Haradinaj bën thirrje për zbardhjen e rrethanave rreth vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën Studentore

Dita e 14-të e të riut në karantinë: Jemi si n’burg, distanca hiç ma shumë se 50 cm!

Dita e 14-të e të riut në karantinë: Jemi si n’burg, distanca hiç ma shumë se 50 cm!

Presidenti reagon për vdekjen e qytetarit në konvikt – bën përgjegjëse institucionet

Presidenti reagon për vdekjen e qytetarit në konvikt – bën përgjegjëse institucionet

18 të shëruar e 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

18 të shëruar e 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Haziri i tronditur me vdekjen e 26 vjeçarit: Agon Musliu ishte student i masterit në Gjermani

Haziri i tronditur me vdekjen e 26 vjeçarit: Agon Musliu ishte student i masterit në Gjermani

​Mali i Zi hap nesër portet për transport

​Mali i Zi hap nesër portet për transport

Policët hiqen nga hyrje-daljet, shtohen kontrollet brenda qyteteve

Policët hiqen nga hyrje-daljet, shtohen kontrollet brenda qyteteve

Zyberaj: Pse po heshtë Vjosa Osmani për kërcënimet ndaj Pacollit?

Zyberaj: Pse po heshtë Vjosa Osmani për kërcënimet ndaj Pacollit?

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të qytetarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të qytetarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve

165 persona në karantinë, dje u liruan 70

165 persona në karantinë, dje u liruan 70