Dogana kap cigare pa banderola në Gjakovë

E publikuar: 13/03/2018 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion në qytetin e Gjakovës ku ka kapur sasi të cigareve pa banderola, të kontrabanduara.

Njësitë e Doganës së Kosovës ushtruan kontroll sipas mandatit në depo dhe objektet përcjellëse në lokacionin e dyshuar.

Derisa oficerët doganor po ushtronin kontroll vërejtën se një person po tenton të largojë cigaret nga prona e tij duke tentuar t’i hedhë, njofton Klan Kosova.

Pasi që oficerët doganor e ndaluan këtë veprim, vëren se kishte sasi të duhanit pa banderola të Kosovës, sasia si në vijim:

Cigare pa banderolle Ashima – 3800 cope cigare
Cigare pa banderolle Art Slims -39000 cope cigare
Cigare pa banderolle Belagio – 5000 cope cigare
Cigare pa banderole President – 18200 cope cigare
Cigare pa banderolle Eva Slims – 9600 cope Cigare .
Cigaret janë konfiskuar dhe palës i është lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.