Dogana grumbullon afër 8 milionë euro të hyra

E publikuar: 31/08/2017 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të mirë në arkëtimin e të hyrave. Sot dogana ka tejkaluar projeksionet buxhetore me afër 8 milion euro më shumë, thuhet në komunikatë.

“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 5.2% më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 35 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 678.3 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 713.5 milion euro”.