Dogana asgjëson 770 pajisje për lojëra fati

E publikuar: 03/11/2017 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oficerët doganor gjatë kësaj jave kanë bërë asgjësimin e aparateve për lojëra të fatit si dhe ato për lojëra të ndaluara. Në total janë asgjësuar mbi 770 pajisje për lojëra fati, transmeton infosot.

Të gjitha këto pajisje ishin konfiskuar nga Dogana gjatë aksioneve në tërë Kosovës, një pjesë e këtyre aparateve janë gjetur duke vepruar ilegalisht, një pjesë tjetër nuk kanë pasur taksat e paguara derisa disa prej tyre kanë operuar në lokacione të pa-licencuara.

Gjatë tri ditëve janë shkatërruar:

– Dita 1:sasia prej 96 copë aparate të lojërave të fatit;
– Dita 2: sasia prej 105 copë aparate dhe 106 copë pajisje tjera të lojërave të fatit;
– Dita3:sasia prej 29 copë aparate dhe 434 copë pajisje tjera të lojërave të fatit.

Në total gjatë kësaj periudhe janë asgjësuar 230 copë aparate dhe 540 copë pajisje tjera (Shtëpiza, Printerë, Ekrane, TV, etj.) të lojërave të fatit.

Dogana do të vazhdoj edhe më tej aksionet për parandalimin e lojërave ilegale prandaj kërkojmë edhe mbështetjen e qytetarëve përmes lajmërimeve në numrin tonë pa-pagesë 0800 50 095.