Dogana me aksion në pjesën veriore të Mitrovicës

E publikuar: 15/03/2017 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njësitë e Doganës së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion në pjesën verirore të qytetit të Mitrovicës tek lokacionet e dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara.

Dogana ka bërë të ditur se deri tani janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave pa dokumente e që dyshohet që janë të kontrabanduara, transmeton Klan Kosova.

Mallrat e gjetura kryesisht janë pije alkoolike dhe cigare.

Në ketë aksion Dogana e Kosovës po përkrahet nga Policia e Kosovës dhe ATK.

Klan Kosova po e përcjellë nga afër këtë aksion dhe do t’ju sjellë informata dhe pamje nga atje.