“Do të këndoj falas për ju”, Labi fton maturantët në protestë

E publikuar: 14/06/2020 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari kosovar Labinot Tahiri, i cili për një mandat shërbeu edhe si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për protestë në mënyrë që Qeveria e Kosovës të pezullojë vendimin për anulimin e dasmave dje ahengjeve, si preventivë për shpërndarjen e virusit COVID-19.

Ai ka nisur organizimin e një proteste e cila pritet të mbahet nesër në ora 11:00, para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa përveç kolegëve, ai tani po u bën thirrje edhe maturantëve kosovarë që t’i bashkohen, në mënyrë që edhe mbrëmjet e maturës të organizohen.

Duke marrë shembull Ulqinin në Mal të Zi që organizoi mbrëmjet e maturës, Labi ka ftuar edhe të rinjtë kosovarë që të “protestojnë për të drejtën e tyre”

“Ju lutem uroni dhe shikoni të rinjet e Ulqinit duke festu maturën!! Maturantë të dashur, dilni edhe ju për të drejtat e juaja dhe shijojeni maturën se nuk është luftë, së paku në parkun e qytetit dhe jam gjendje krejt MATURAT NË KOSOVË ME KENDUA PA PARE, sikurse në disa matura qe kam kenduar pa para”, është zotuar Labi.

Thirrjes së tij në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, i janë bashkuar këngëtarët Robert Berisha, Edona Llalloshi, Afrim Muqiqi e Shyhrete Behluli. /Infosot/