Do të doja të isha përkrah tij – Courtois shpreson që të bashkohet me Hazardin te Reali

E publikuar: 09/08/2018 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thibaut Courtois tashmë po mban shpresa të mëdha për t’u ribashkuar me ish-bashkëlojtarin e tij te Chelsea, Eden Hazard.

Courtois ka qenë i lidhur një kohë të gjatë me një kalim te Real Madridi.

Por, ai tash shpreson që klubi i ri të mos ndalet dhe të transferojë edhe Hazardin.

“Synimi im ishte të vij këtu, të gjithë e kanë ditur, por unë nuk kam mundur ta them në media. Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu”.

“Hazard është i kënaqur që unë arrita këtu sepse ai e ka ditur se është ëndërr për mua”.

“Unë gjithmonë dua të jem përkrah tij. Ai është lojtar i madh dhe nëse ai mund të vij do të ishte fantastike”, deklaroi Courtois.

Courtois thotë se nuk ka problem që të ketë kokurrencë mes portierëve, si në rastin me Keylor Navas, pasi edhe te Chelsea ka pasur raporte të mira me Petr Cech. /Telegrafi/