DNV-ja rekomandon të hiqet votimi me kusht

E publikuar: 19/02/2018 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata Demokracia në Veprim (DNV), ka publikuar raportin përfundimtar të vëzhgimit të zgjedhjeve lokale 2017.

Blerta Aliu, nga organizata Demokracia në Veprim (DNV), tha se raportin përfundimtar të vëzhgimit të zgjedhjeve lokale 2017, të gjithë qytetarët mund ta marrin në ueb të DNV-së.

“Procesi i zgjedhjeve është shumë kompleks. Ne kemi pasur të angazhuar shumë njerëz në procesin zgjedhor”, tha Aliu sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo bëri me dije se raporti ka edhe rekomandime.

“Ne kemi rekomanduar të hiqet votimi me kusht, votimi në diasporë të bëhet në ambasada, kemi rekomandime edhe për komisionerë etj”, tha ajo.

Sipas saj procesi zgjedhor ka qenë në rregull./rtklive/