DJI Mavic 2 Enterprise është një dron për operacionet kërkim-shpëtim

E publikuar: 30/10/2018 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dronët konsumatorë të DJI fillojnë nga modelet bazë si Spark deri tek ato të rangut të lartë si Mavic 2 Pro.


Ditën e sotme kompania prezantoi një dron i cili nuk i dedikohet konsumatorëve por bizneseve në sektorët e emergjencave civile.

Mavic 2 Enterprise është një model i modifikuar i Mavic 2 Zoom por për bizneset. Vjen me kamera 12-megapiksel dhe zmadhim optik 2x dhe zmadhim dixhital 3x.


DJI thotë se me këto kamera M2E mund të identifikojë dhe inspektojë edhe zonat më të rrezikshme.

Ai mund të pajisjet aksesorë modularë të cilët përmirësojnë më tej fuqinë kërkuese të tij.

Konkretisht mund të shtohet një dritë me fuqi 2,400 lumens, një boks me zë të lartë dhe një fener për misionet në dritë të paktë.

Mavic 2 Enterprise Edicioni Universal shitet nga dita e sotme për 1,999 dollarë. /PCWorld Albanian